Mesi i janarit, por temperaturat po ngriten

Prishtinë | 16 Jan 2018 | 09:03 | Nga

Është 16 janari por temperaturat mbi Kosovë akoma po qëndrojnë mbi 0. Madje edhe po rriten.
Gjatë ditës së sotme do të shënohet temperatura më e ulët e javës, por që nga nesër ato do të shënojnë rritje të dukshme

Temperatura minimale shënon -2 gradë, e cila do të jetë temperaturë minimale e gjithë javës, ndërkaq maksimalja sot shkon në 3 gradë.

Nesër do të rriten temperaturat në 7 gradë, ndërkaq pasnesër do të shënohet moti më i mirë i javës pasi temperaturat do të arrijnë në 10 gradë.

Gjatë ditëve të fundit të javës do të ketë ulje e ngritje temperaturash, por çka ndjehet në këtë janar është një mot i pazakonshëm.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme