Mësimdhënësit nga Kosova ia mësyjnë Durrësit për pushime

Prishtinë | 04 Kor 2021 | 12:21 | Nga Ekonomia Online

Dhjetëra mësimdhënës nga Kosova ia kanë mësyrë Durrësit për pushime.

Në pushime me ta kanë shkuar edhe udhëheqësit e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK).

Ndërsa, vet nga SBASHK’u kanë bërë të ditur muajin e kaluar se do t’i dërgojnë në pushime 452 anëtarë të saj.

Nga kjo Sindikatë patën thënë se do t’i dërgojnë në pushime punëtorët e arsimit për angazhimin dhe përkushtimin e tyre” në këtë vit mësimor plot sfida e vështirësi të krijuara nga pandemia”.

Tutje nga SBASHK-u patën thënë se pasi kanë analizuar mundësitë buxhetore, kanë marrë vendim që 452 anëtarë që janë përzgjedhur nga shoqatat sindikale arsimore e të kulturës dhe njësive akademike nga e tërë Kosova t’i dërgojnë për pushime.

Kujtojmë që SBASHK-u edhe mëherët ka dërguar mësimdhënës në pushime në Shqipëri.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme