Mësohet identiteti i të vrarëve në Deçan

Prishtinë | 25 Gus 2016 | 22:02 | Nga

(E plotësuar) Lajmin për vrasje në Shaptej të Deçanit e ka konfirmuar edhe komandanti i Policisë në Deçan, Sejdë Dobraj.

Sipas tij, motivi i vrasjes besohet të ketë qenë një zënkë e mëparshme ndërmjet viktimave.

“Dy persona janë vrarë me armë zjarri në Komunën e Deçanit”, ka thënë Dobraj për Ekonomia Online.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Shaptej, rreth orës 20:00, ndërsa një dëshmitar, në kushte anonimiteti jozyrtarisht i kanë thënë redaksisë sonë se personi që ka shtënë me armë është i familjës Lushaj, ndërsa të vrarët janë nga familja Rama.

“Të vdekurit janë B.R. dhe R.R.”, ka thënë ka thënë ai në kushte anonimiteti. /Ekonomia Online

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme