Mësohet orari se kur hapet aplikimi për viza në Gjermani

Prishtinë | 01 Qer 2022 | 10:32 | Nga Ekonomia Online

Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka bërë të ditur se sot duke filluar nga ora 14:00 do të hapet lista e regjistrimeve për termine për viza pune për muajin korrik.

Sipas njoftimit, aplikimi do të jetë i hapur nga ora 14:00 deri më 13 qershor, po në të njëjtin orar.

“Ju lutem vini re që dhënia e termineve për viza sipas § 26 Neni 2 Rregullja e Ballkanit Perëndimor do të ndryshojë duke filluar nga 01.12.2021: Për shkak të kërkesës tejet të lartë për caktim të termineve, e cila i tejkalon dukshëm terminet që janë në dispozicion, duke filluar nga dhjetori 2021 terminet do të caktohen nëpërmjet procedures së tërheqjes së shortit”, thuhet në komunikatën e ambasadës.

Po ashtu, ndër të tjera u tha se lista e regjistrimeve për termine në qershor është mbyllur.

“Lista e regjistrimeve për termine në korrik do të hapet nga 01.06.2022 në orën 14:00 deri më 13.06.2022 në orën 14:00”.

Të ngjashme