Mësoni ku shkarkohet Polica e Kartonit të Gjelbër pa pasur nevojë të pritni në radhë

Prishtinë | 01 Gus 2020 | 10:30 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Financave Hykmete Bajrami ka njoftuar se nga sot e deri në fund të vitit, mërgimtarët që vijnë në Kosovë nuk do të paguajnë për Policën e Sigurimit.

Bajrami ka njoftuar se kjo policë mund të shkarkohet direkt në uebfaqen e Byrosë Kosovare të Sigurimit dhe kështu të shmanget pritja në sportelet e BKS’së.

“Prej sot, 1 gusht 2020, e deri në fund të këtij viti, Qeveria e Kosovës mbulon koston e plotë të primit të policës së sigurimit për autoveturat tuaja. Polica e sigurimit shkarkohet në ëebfaqen e Byrosë Kosovare të Sigurimit (BKS – http://www.bks-ks.org), mund ta mbani në telefonin tuaj dhe kështu ju mund të shmangni krijimin e radhëve të gjata para sporteleve të BKS”, ka shkruar Bajrami.

Ajo ka bërë thirrje që bashkëatdhetarët gjatë ardhjes të respektojnë masat e IKSHPK’së.

“Ju lutem shumë që gjatë ardhjes, e sidomos gjatë qëndrimit tuaj në vendin tonë, të respektoni të gjitha rekomandimet e IKSHKP-së”, ka shkruar ajo.

Të ngjashme