“Mësuesia ndër vite”, Kosovës i duhen mësimdhënës më të përgatitur

Prishtinë | 08 Mar 2021 | 16:37 | Nga Aulona Sylaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në ambientet e Qendrës “Libart”, u zhvillua diskutimi “Mësuesia ndër vite” për nder të ditës së mësuesit 7 marsit, ku u tha se Kosovës i duhen mësimdhënës më të përgatitur, raporton Ekonomia Online.

Blerim Saqipi, dekan i Fakultetit të Edukimit në Universitetin e Prishtinës, tha se vitet e fundit është rritur cilësia te personat e diplomuar.

“Kush po ia mësyn sot profesionit të mësuesisë. 5 vitet e fundit ka një interesim më të madh të nxënësve për këtë profesion ndoshta edhe për shkak të rritjes së pagës për këtë sektor. Tani po pranojmë nxënës të shkëlqyeshëm që nuk ka qenë kështu para 10 vitesh. Kosovës i duhen mësimdhënës më të mirë e më të përgatitur. Vitet e fundit kemi komente kthyese se cilësia e të diplomuarve prej Fakultetit te Edukimit është pak më e mirë. Po shohim ndërrimin e modalitetit dhe përgatitjes së mësimdhënësve”, tha Saqipi.

I pyetur nëse Fakulteti i Edukimit ka përgjegjësi për resultatet e PISA-s Saqipi ka thënë se nuk është shumë e drejt të gjykohen profesorët për diçka që nuk janë përgatitë.

Ndërsa, Aulona Bulliqi-Zhitia, mësimdhënëse në ShFMU “Faik Konica”, tha është vërejtur një angazhim më i madh i prindërve që të punojnë në shtëpi me fëmijët.

“Kur e ushtron me dashuri profesionin e bën punën në mënyrë të jashtëzakonshme. Ndihmë për neve në këtë kohë janë prindërit që tani ata janë vetëdijesuar dhe punojnë shumë me fëmijët në shtëpi. Por ajo që ma mbyt kreativitetin në punë është burokracia jonë. Kemi planin ditor, javor mujor etj. Në të ardhmen është mirë që mësimdhënësit të lirohen nga barrat e planeve”, tha Bulliqi-Zhitia.

Në anën tjetër, Abdyl Gashi, mësimdhënës i pensionuar dhe ish drejtor i ShML-së “Sami Frashëri”, ka kujtuar kohën kur ai ishte në shkollë.

“Nuk e di si është me qenë edukatorë pasi që nga viti 2003 nuk jam në kontakt me shkollën. Puna jonë para luftës ka qenë misionare. Sot me respekt dhe emocion tepër të fortë i kujtojë mësuesit e mi që gjenin kohë të ma shpjegonin e diktonin në mungesë të librave. Përveç misionit edukativ ata nxitnin motivin e nxënësve që të mësojnë. Cilësia dhe niveli në kuptimin metodikto didaktik në kohën e viteve të 70-ta ka qenë për t’u dëshiruar. Mjetet e konkretizimit si laboratorë më shumë ka pasur në kohën kur unë isha nxënës se mësimdhënës, pasi që u hapen shkolla por nuk u pajisen me laboratorë”, tha Gashi.

No description available.
No description available.
No description available.
Lexo më shumë:

Të ngjashme