Meta: Demaçi, model për shqiptarët si sakrifikohet për atdheun

Prishtinë | 28 Kor 2018 | 10:05 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka thënë se Adem Demaçi është modeli më i mirë për shqiptarët se si duhet të sakrifikohet.

Më ceremoninë komemorative, ku po marrin pjesë edhe përfaqësues të lartë të disa vendeve të rajonit, Meta theksoi se Demaçi nuk u dorëzua asnjëherë në jetën e tij.

“Në jetën e tij ai asnjëherë nuk u dorëzua e nuk u step. I dashur baca Adem, jeta jote ishte luftë dhe ti këtë luftë e fitove, jeta jote ishte sakrificë, por ti ia dole t’i kalosh ato me urtësi e qetësi”.

“Ti je njeriu, prindi, shoku e miku përherë pranë. Sot fjalët janë të mangta për ty, sot dhimbja e rëndë është sa një mal. Prehu në paqe heroi ynë”, tha Meta, raporton Ekonomia Online.

Të ngjashme