Meta: Dhjetëra mijëra heronj dhanë jetën për paqe e liri në Kosovë

Prishtinë | 12 Qer 2020 | 10:10 | Nga Ekonomia Online

Presidenti Ilir Meta kujton 21-vjetorin e Çlirimit të Kosovës nga pushtuesit serbë. Kreu i Shtetit Shqiptar publikon pamjet e rralla të trupave të NATO-s, teksa ecin mes popullit kosovar, pas çlirimit, ndërsa thekson se ata e bënë çështjen e lirisë së Kosovës, çështje të dinjitetit të tyre.

Gjithashtu, Meta shkruan se në këtë ditë “kujtojmë me nderim të jashtëzakonshëm jetën dhe veprën lapidare të Presidentit historik Ibrahim Rugova dhe Komandantit legjendar Adem Jashari, djemtë dhe vajzat e UÇK-së, si dhe dhjetëra e mijëra Heronj e Dëshmorë që dhanë jetën për Kosovën Republikë”.

“Sot, në 21-vjetorin e Çlirimit të Kosovës, kujtojmë me nderim të jashtëzakonshëm jetën dhe veprën lapidare të Presidentit historik Ibrahim Rugova dhe Komandantit legjendar Adem Jashari, djemtë dhe vajzat e UÇK-së, si dhe dhjetëra e mijëra Heronj e Dëshmorë që dhanë jetën për Kosovën Republikë, në paqe, të lirë, të pavarur, sovrane dhe demokratike, me orientim të qartë perëndimor, në bashkëpunim e fqinjësi të mirë me të gjithë në rajon.

Përjetë mirënjohës dhe falenderues për NATO-n dhe Shtetet e Bashkuara, që çështjen e lirisë së Kosovës, e bënë çështje të dinjitetit të tyre!, shkruan Meta.

Të ngjashme