Meta: Hilmi Haradinaj, burrë i traditës, mikëpritjes dhe atdhedashurisë

Prishtinë | 17 Qer 2018 | 13:44 | Nga

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, e ka ngushëlluar familjen e kryeministrit Ramush Haradinaj, me rastin e vdekjes së babai të tij, Hilmi Haradinaj.

Meta, përmes një postimi në Facebook, ka përmendur vlerat e larta të Hilmi Haradinajt si patriot dhe faktin se ka pasur rastin ta njohë personalisht.

Postimi i presidentit Meta:

“Me hidhërim të madh, mësova lajmin e ndarjes nga jeta të Hilmi Haradinajt, këtij patrioti të madh të luftës çlirimtare të Kosovës, babai i dy heronjve të UÇK-së, Luanit dhe Shkëlzenit që dhanë jetën për lirinë e Kosovës, i cili shtëpinë e familjen e tij e ktheu në kështjellë të pamposhtur të qëndresës dhe luftës për liri kombëtare. Ai ishte një burrë i traditës, mikëpritjes dhe atdhedashurisë.
Kam pasur fatin e madh ta njoh nga afër dhe të ndjej mikëpritjen bujare të këtij njeriu të madh.
Ngushëllime të thella Familjes Haradinaj, të afërmve dhe miqve të tij të panumërt. Shpirti i tij u Prehtë në paqe!”, ka shkruar Meta.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme