Meta: Mohimi i masakrës së Reçakut është përpjekje për riciklimin e dhunës

Reçak | 15 Jan 2020 | 10:59 | Nga Bashkim Bekolli Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka bërë homazhe në Reçak me rastin e 21-vjetorit të masakrës që ndodhi në këtë vend, raporton Ekonomia Online.

Meta tha se masakra e Reçakut pati plan spastrimin etnik dhe në fund tregoi se dinjiteti njerëzor pa dyshim që gjithmonë triumfon.

Ai tha se çdo përpjekje për të mohuar në këtë rajon nuk është gjë tjetër vetëm se një riciklim i dhunës.

“Ishte detyrim i imi për të qenë sot këtu se bashku me Thaçin për tu përkulur me nderin e pakufishëm për fëmijët të moshuarit dhe të masakruarit e Reçakut. Kjo masakër vuri në lëvizje diplomacinë ndërkombëtare. Kjo masakër pati plan spastrimin etnik dhe në fund fare tregoi se dinjiteti njerëzor pa dyshim që gjithmonë triumfon dhe kjo ishte sakrificë qe solli drejtësi ndërkombëtare  përmes lirisë dhe pavarësisë së Kosovës dhe duhet të kërkojmë drejtësi për të gjithë ata që e orkestruan këtë krim kundër njerëzimin”.

“Çdo përpjekje për të mohuar në këtë rajon nuk është gjë tjetër vetëm se një riciklim të dhunës dhe duhet të qëndrojmë të bashkuar dhe të bëjmë gjithçka që ngjarjet e tilla të mos përsëriten më”, tha ai, raporton EO.

Lexo më shumë:

Të ngjashme