Meta priti në takim kryetarin AKB-së, ku diskutua për liberalizim të tregut

Prishtinë | 12 Nën 2020 | 17:17 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta  sot priti Kryetarin e Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB)  Agim Shahini  me një delegacion ku temë diskutimi ishte rritja e bashkëpunimit ekonomik në nivel kombëtar.

Meta tha  se Shqipëria është gjithnjë i hapur për të gjithë sipërmarrësit nga do që vinë e sidomos ata nga Kosova, por ka ca pengesa për të cilat jemi duke u angazhuar me ekspertët më të mirë ekonomik për të lehtësuar qarkullimin e mallit dhe kapitalit Kosovë- Shqipëri dhe anasjelltas  pa asnjë barrierë dhe ndalesë të vetme.

Pandemia Covid 19 e ka prek ekonominë kombëtare dhe kjo e ka vështirësuar edhe më shumë punën e sipërmarrësve, prodhuesve dhe eksportuesve por megjithatë jemi duke u ballafaquar me këtë fenomen të padukshëm pandemie.

Kryetari i AKB-së, Agim Shahini duke falënderuar Presidentin për gjithë atë që ka bërë në të kaluarën për ekonominë, biznesin dhe politikën kombëtare shtoi se ne presim edhe më shumë nga Ju, duke e liberalizuar tregun kombëtar për investitorët shqiptarë dhe më gjerë pa barriera duke iu dhënë siguri juridike për investimet e veta që është esenciale për çdo investitor.

 Shahini shtoi se shkëmbimet tregtare në mes dy vendeve ishin në kulmin më të lartë në vitin 2019 ku ishte mbi 220 milion euro importe nga Shqipëria, por edhe eksporti i Kosovës zënte vendin e parë në Shqipëri në këtë vit. Deri më dy vendet tona  kanë nënshkruar mbi 70 marrëveshje në sfera të ndryshme por as 50% të tyre nuk janë duke u realizuar, kjo është një pengesë se këto marrëveshje më shumë po janë mediale se sa veprime konkrete  per rritjen e ekonomisë kombëtare.

Ndërsa ky vit 2020 është tkurrur ku tani kemi më  pak importe nga vendi i juaj duke u zëvendësuar ato me produkte nga Serbia për të cilat AKB per 19 vite ka bërë thirrje publike që të konsumojn produkte 100% shqip por efekti i saj do të ishte më i lartë sikur të kishim fuqin konsumuese më të vetëdijshme dhe më të lartë për konsum të produkteve kombëtare.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme