Meta thotë se do të vinte nga spitali për ta votuar Demarkacionin

Prishtinë | 13 Pri 2017 | 12:19 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bardhyl Meta i cili është duke u trajtuar në një spital të Gjermanicë pasiqë po vuan nga një sëmundje e rëndë, ka thënë se do të vinte në Kosovës vetëm për të votuar Demarkacionin.

Lexoni më poshtë postimin e tij të plotë bërë në Facebook:

Ka me siguri diku 8 – 9 javë – që Kryetarit të partisë sime, Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëherit edhe Kryminister i vendit – z. Isa Mustafa – sikur edhe Kryetarit të Grupit Parlamentar të LDK-ës, z. Ismet Beqiri – ua kam bërë me dije, se në momentin që më njohtojnë – Unë – nderprejë menjëherë trajtimin e terapite e mia në Spitalin e Heidelbergut – dhe kthehem në Kosovë për 3-4 ditë, që të marr pjesë aktive në Seancën apo Seancat, Debatet sikur edhe në Votimet lidhur me: – Demarkacionin, – Asociacionin dhe natyrishtë e gjithsesi, edhe për – Forcat e Armatosura të Republikës së Kosovës! Me mjaftojnë 24 – 48 orë, njohtim paraprak! p.s Kjo deklaratë është pergjigje publike, për ata që po ma shtrojne këtë pyetje (besojë, jo vetem mua?) në email apo sms, sikur edhe per media tjera që mund t’a shtrojnë nesër. – Natyrishtë, kjo përgjigje, tashmë u hyn në punë edhe të tjerrëve që po i kalkulojnë votimet dhe rrjedhat e tyre… – Dhe fatmirësisht, i prish punë ndonjë të “vetmuari” tjeter, që ka “profesion” spekulimin…

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme