Meta vlerëson aktin e dorëheqjes së Thaçit: Lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë dhe heroike

Prishtinë | 05 Nën 2020 | 12:51 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka reaguar pas aktakuzës së Speciales për Hashim Thaçin.

Ai ka thënë se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë e drejtë dhe heroike, duke vlerësuar aktin e dorëheqjes  së Thaçit nga posti i presidentit.

Postimi i plotë:

Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë e drejtë dhe heroike.

Vlerësoj aktin e dorëheqjes së Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, për t’u ballafaquar me akuzat dhe besoj në pafajësinë e Tij e të gjithë bashkëluftëtarëve, sikundër është konfirmuar edhe në të kaluarën.

Ky është një moment reflektimi për të forcuar më shumë bashkëpunimin dhe unitetin, në interesin më të mirë kombëtar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme