Metereologu Rugova tregon se kur mund të bie borë në Kosovë

Prishtinë | 21 Nën 2021 | 12:22 | Nga Ekonomia Online

Meterelogu Mendim Rugova ka thënë se ditët e fundit të muajit nëntor dhe në dhjetor mund të ketë të reshura të borës.

“Patjetër që ditët e fundit të nëntorit dhe dhjetorit sjellin mundësitë për të reshurat e borës, e me këtë shtohet edhe intetesimi se kur mund të kemi reshjet e para të dëborës”, tha Rugova për Express.

Rugova thekson se gjatë kësaj jave nuk pritet të ketë reshje bore, por vetëm të shiut.

“Sipas zhvillimeve të fundit të situatës sinoptike as gjatë kësaj jave nuk priten mundësi për reshje bore. Gjatë kësaj jave pritet të kemi periudha me të reshura, por të shiut, ngase temperaturat ende do të jenë të larta. Vetëm në vise të larta malore janë gjasat për bore”, tha ai.

“Për momentin, mundësitë janë nga ditët e para të dhjetorit, kur edhe trendi i temperaturave është në rënie. Mirëpo në distancë kohore ende është pak larg, për të qenë parashikimet e besueshme”, përfundoi ai.

Për parashikimet më të fundit se kur priten mundësitë për borë, ndiqeni rubrikën e motit në T7 “Mendimi për motin”.

Ndërsa, për ditën e nesërme “Prishtina Weather” ka parashikuar vransira dhe reshje të dobëta shiu.

Të ngjashme