Meterologët tregojnë motin për javën në vazhdim

Prishtinë | 12 Jan 2020 | 18:26 | Nga Ekonomia Online

Bora e rënë gjatë ditës së sotme në Kosovë ka befasuar meterologët të cilët nuk prisinin një mot të tillë, ndërsa javës në vazhdim parashihet mot i qetë, i kthjellët dhe me diell.

Kushtet meteorologjike që pritet të mbizotërojnë këtyre ditëve, me mot të qetë dhe mjegull, pritet të përkeqësojnë cilësinë e ajrit, pasi ndotësit do të mbeten të bllokuar në vise të ulëta dhe zona urbane, e vlerat e cilësisë së ajrit do të kalojnë në të pashëndetshme.

13.01 – Në mëngjes pjesërisht vranët dhe me ngrica. Në vise të ulëta mundësi për mjegull. Ditën kryesisht kthjellët.
14.01 – Kryesisht me diell. Në mëngje ngrica, në vise të ulëta mjegull, që mund të mbetet edhe gjatë ditës.
15.01-17.01 – Në mëngjes ngrica, e në vise të ulëta mjegull, që mund të mbetet edhe përgjatë ditës. Në vise tjera, që nuk do të mbulohen nga mjegulla, kthjellët dhe me diell.


Temperaturat minimale do të luhaten nga -5C deri -2C, ndërsa maksimalet nga +5C deri në 7C. Në viset e mbuluara me mjegull maksimalet do të jenë më të ulëta për 3C deri 5C.

Kryesisht qetë me erëra të lehta nga jugu dhe verilindja 1-2m/s. Shtypja atmosferike do të luhatet kryesisht mbi vlera normale./GM

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme