MI-ja financon rregullimin e rrugëve në hyrje të Shtimes

Prishtinë | 03 Mar 2017 | 15:24 | Nga

Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku dhe kryetari i Komunës së Shtimes, Naim Ismajli, nënshkruan Memorandumin e mirëkuptimit për financimin e projektit të rregullimit të rrugëve në hyrje të Shtimes, në vlerë prej 480,000 €.

Me këtë Memorandum, MI-ja obligohet të sigurojë mjetet financiare për realizimin e projektit, ndërsa, Komuna e Shtimes obligohet të sigurojë kushtet e nevojshme për realizimin e projektit për operatorët ekonomikë, të kryejë procedurat e tenderimit të projektit, të caktojë komisionin e vlerësimit, projekt-menaxherin, si dhe komisionin për inspektimin final të punimeve, në të cilin do të marrë pjesë një anëtar i MI-së.

Komuna obligohet që të sigurojë kushtet e nevojshme, që projekti të realizohet pa pengesa brenda afatit të caktuar, në përputhje me ndarjet buxhetore dhe me kualitet të lartë.

Po ashtu, Komuna është e obliguar të njoftojë MI-në për rrjedhat e realizimit të projektit, të kryejë çdo lloj shpronësimi të nevojshëm për zbatimin e projektit, përfshirë procedurat e kompensimit në bashkëpunim me Ministrinë e Ambinetit dhe Planifikimit Hapsinorë dhe Ministrinë e Financave dhe të hartojë projektin për çdo investim infrastrukturor, i cili kryhet sipas këtij Memorandumi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme