MI-ja jep 560 mijë euro për projektet rrugore në Rahovec

Rahovec | 25 Pri 2017 | 15:51 | Nga

Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku dhe kryetari i komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi, nënshkruan memorandum mirëkuptimi për financimin disa projekteve infrastrukturore në fshatrat e kësaj komune.

Duke u bazuar në këtë memorandum Ministria e Infrastrukturës do të financojë këto projekte në vlerë prej 560 mijë euro.

  1. Asfaltimi i rrugës qarkore në Rahovec në rrugën regjionale, në vlerë prej 200 000 €.
  2. Riparimi i rrugës fshatit. Zatriq – lidhja me rrugën regjionale Rahovec – Malishevë, në vlerë prej 50 000 €.
  3. Riparimi (asfaltimi), i rrugës që lidh dy fshatrat Fortesë – Sapniq në Rahovec, në vlerë prej 50 000 €.
  4. Rekonstruktimin i rrugës Rahovec – Drenovc – Sorosh, në vlerë prej 100 000 €.
  5. Rrethrrotullimet te rrasat dhe Rija në Rahovec, në vlerë prej 150 000 €.
  6. Shtruarja e rrugëve lokale me kubëza në fshatin Retinë KK Rahovec, në vlerë prej 10 000 €.

Ndërsa, Komuna e Rahovecit obligohet të sigurojë kushtet e nevojshme për realizimin e këtij projekti për operatorët ekonomikë, të kryejë procedurat e tenderimit, të caktojë komisionin e vlerësimit, projekt-menaxherin, si dhe komisionin për inspektimin final të punimeve, në të cilin do të marrë pjesë një anëtar i MI-së.

Po ashtu, komuna e Rahovecit është e obliguar të njoftojë  Ministrinë e Infrastrukturës për rrjedhat e realizimit të këtyre projekteve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme