MI: Nesër mbyllet për qarkullim rruga Lipjan-Janjevë dhe Prishtinë – Babush

Prishtinë | 10 Tet 2020 | 12:25 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Infrastrukturës përmes një komunikate për media ka njoftuar se për shkak të punimeve nesër do të mbyllet për qarkullim rruga Lipjan-Janjevë dhe në drejtimin Prishtinë – Babush, nga fshati Livadhet deri në Banullë.

“Njoftojmë qytetarët se të dielën (11 tetor 2020), në projektin ‘Ndërtimi i Rrethrrotullimit në rrugën Nacionale N2, Prishtinë-Ferizaj, në fshatin Banullë do të bëhet asfaltimi i shtresës së tretë”, thuhet në komunikatën e MI-së.

Tutje MI-ja bën të ditur se për arsye të angazhimit të makinerisë dhe sipërfaqen e madhe të shtrimit me asfalt, si dhe në anën tjetër fluksin e madh të qarkullimit të automjeteve në këtë rrugë, për masa sigurie në punishte dhe që mos të vjen deri te pengesat në ekzekutimin e punimeve dhe duke mbrojtur standardet dhe kualitetin e punimeve, do të bëhet ndërprerja e qarkullimit në udhëkryqin e rrugës Lipjan-Janjevë dhe në drejtimin Prishtinë – Babush, nga fshati Livadhet deri ne Banullë.

Për shkak të zhvillimit të këtyre punimeve, kjo pjesë e kësaj magjistrale do të jetë e mbyllur nga ora 7:00 deri në ora 19:00.

Ministria e Infrastrukturës, kërkon nga qytetarët mirëkuptim si dhe gjatë kësaj periudhe të shfrytëzojnë për qarkullim rrugët e tjera afër këtij lokaliteti.

Të ngjashme