MI: Rrugët nacionale dhe rajonale, të mirëmbajtura dhe të kalueshme

Prishtinë | 14 Jan 2017 | 12:17 | Nga

Ministria e Infrastrukturës njofton se nenaxherët rajonalë me ekipet mbështetëse të MI-së dhe kompanitë e kontraktuara po vazhdojnë të jenë në gjendje gatishmërie pa ndërprerë, duke monitoruar, pastruardhe mirëmbajtur të gjitha rrugët e vendit.

Po ashtu, ekipet e MI-së po vazhdojnë t’u dalin në ndihmë ekipeve lokale nëpër komunat e Kosovës nëçdo kërkesë të tyre.

“Të gjitha rrugët në vend janë në gjendje të mirë, ndërsa ekipet e MI-së po vazhdojnë të bashkëpunojnë me Policinë e Kosovës, në mënyrë që zhvillimi i komunikacionit në vend të jetë i sigurt dhe pa pengesa. Ministria e Infrastrukturës i këshillon qytetarët që të kenë pajisjet e nevojshme dimërore për qarkullim dhe të respektojnë rregullat e komunikacionit”, thuhet në komunikatë.

Të ngjashme