MI: Të gjitha rrugët në vend janë të kalueshme

Prishtinë | 09 Jan 2017 | 12:00 | Nga

Ministria e Infrastrukturës njofton se qarkullimi në të gjitha rrugët nacionale dhe rajonale po vazhdon të përmirësohet. Të gjitha llojet e automjeteve po qarkullojnë pa ndonjë pengesë.

Ekipet e MI-së janë në terren duke monitoruar dhe vazhduar punën me kompanitë e kontraktuara në mirëmbajten e rrugëve, në mënyrë që komunikacioni të zhvillohet normalisht.

“Po ashtu, ekipet e MI-së janë duke iu dalë në ndihmë ekipeve lokale në disa komuna të Kosovës për të zhbllokuar disa rrugë në zona të thella malore. Në rrugën rajonale Brezovicë – Qendra e Skijimit është duke u punuar për zhbllokimin e saj, thuhet në njoftimin e ministrisë, raporton Ekonomia Online.

Ministria e Infrastrukturës i këshillon qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit të përcaktuara me Ligj dhe të jenë të kompletuar me pajisjet dimërore.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme