Michelson nga ambasada amerikane: Korrupsioni po shkatërron reputacionin e shtetit

Prishtinë | 14 Dhj 2018 | 12:41 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Është organizuar TechCamp Kosova/FLOSSK me temën “Lufta kundër korrupsionit në Ballkan”.

Lori Michaelson, zyrtare e ekonomisë në ambasadën e Amerikane në Kosovë, tha se Kosova ka avancuar në luftën kundër korrupsionit por duhet ende të punojnë në këtë drejtim, raporton Ekonomia Online.

“Pse është shume e rëndësishme të flasim për luftimin e korrupsionit, sepse mos luftimi i tij ndikon negativisht në të gjitha proceset e larta të shtetit, kjo shkatërron reputacionin e vendit dhe rritjen ekonomike. Është pozitive që Kosova ka bërë shume përparime në luftën kundër korrupsionit dhe tashmë është koha të luftojmë edhe më tutje”, tha Michaelson, raporton EO.

Arianit Dobroshi, drejtor ekzekutiv në FLOSSK tha se janë të përkushtuar qe të sjellin mënyra të cilat e ndihmojnë luftën kundër korrupsionit

“Ka qenë javë e gjatë ku janë mbajtur aktivitete kundër korrupsionit. Janë 7 projekte që do të prezantohen sot dhe nuk është fundi dhe nuk janë të vetme qe do të sjellin zgjidhjen mirëpo po mundohemi ta bëjmë më të lehtë zgjidhjen e kësaj çështje”, u shpreh Dobroshi.

Enes Toska nga “Ec më ndryshe”  tha se puna e tyre është e fokusuar të ndihmojë komunat në qeverisje më të mirë.

““Ec më ndryshe” është themeluar në vitin 2006 dhe ndihmon komunat në zgjidhjen e çështjeve të ndryshme. Puna jonë është e fokusuar në krijimin e një qeverie më të mirë dhe gjithashtu jemi të fokusuar në hulumtimin e çështjeve që janë”, pohoi Toska.

Të ngjashme