Miftaraj: Avokatët në Speciale duhet t’i ikin retorikës politike të pabazuar në argumente juridike

Prishtinë | 20 Nën 2020 | 09:35 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Avokatët mbrojtës të ish-pjesëtarëve të UÇK-së, që po akuzohen për krime luftë nga Gjykata Speciale duhet t’i ikin retorikës politike e cila nuk është e bazuar në argumente juridike, ta një intervistë për Ekonomia Online Ehat Miftaraj, drejtor në Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD).

Kjo ngase sipas tij, në mënyre që të ofrojnë mbrojtje adekuate dhe profesionale në raport me personat e akuzuar.

Madje, ai tha se vetë gjyqtari i procedurë paraprake i këshillon avokatët mbrojtës që nëse dëshirojnë të bëjnë kërkesë për ndryshimin e masës së sigurisë nga masa e paraburgimit në gjendje të lirë duhet që në radhë të parë t’i drejtohen prokurorit të rastit.

Sipas tij, në këtë fazë është pothuajse problematike për të dhënë një vlerësim nëse do t’iu ndryshohet masa e sigurisë ose jo.

“Avokatët mbrojtës tani më në gjykatën speciale do t’i ikin retorikës politike e cila nuk është e bazuar në argumente juridike të cilat në një farë mënyre do të ofronin mbrojtje adekuate dhe profesionale në raport me personat e akuzuar. Edhe vetë gjyqtari i procedurë paraprake në një farë mënyrë i këshilloi avokatët mbrojtës që nëse dëshirojnë të bëjnë kërkesë për ndryshimin e masës së sigurisë nga masa e paraburgimit në gjendje të lirë duhet që në radhë të parë t’i drejtohen prokurorit të rastit e pastaj nëse kjo nuk ndodh atëherë te gjyqtari i procedurë paraprake”.

“Prej të gjithë avokatëve ishte vetëm avokati i Kadri Veselit i cili kishte bërë një gjë të tillë. Sa i përket ndryshimit të masës së sigurisë është problem dhe të vetmit që e kanë dosjen e kompletuar në duart e tyre janë prokurori i rastit dhe gjyqtari i procedurës paraprake dhe avokatët mbrojtës. Në këtë fazë është pothuajse problematike për të dhënë një vlerësim nëse do t’iu ndryshohet masa e sigurisë ose jo”.

Miftaraj theksoi se Kosova në aspektin institucional nuk duhet të marrë asnjë veprim në raport me Gjykatën Speciale pasi që pushtetet janë të ndara dhe çdo ndërhyrje e Qeverisë do të konsiderohet ndikim në punën e gjykatës.

Sipas Miftaraj Kosova e ka për obligim që t’i ofrojë mbështetje financiare në mënyrë që këta persona të kenë mbrojtje adekuate nga avokatë të cilët kanë përvojë në drejtësi.

“Kosova në aspektin institucional nuk duhet të marrë asnjë veprim në raport me gjykatën speciale pasi që pushtetet janë të ndara në Kosovë dhe çdo ndërhyrje e Qeverisë apo institucioni tjetër do të konsiderohet ndikim në punën e gjykatës. Në anën tjetër Kosova e ka për obligim që t’i ofrojë mbështetje financiare në mënyrë që këta persona të kenë mbrojtje adekuate nga avokatë të cilët kanë ekspertizë dhe kanë përvojë në drejtësi”.

“Kosova ka humbur më qe 20 vjet për të hetuar, ndjekur dhe gjykuar krimet e luftës në Kosovë. Është koha e fundit kur kuvendi të ketë vullnet politik mes partive për të miratuar për hetimin e krimeve të luftës për të ndarë buxhet të mjaftueshëm për prokurorinë speciale. Kosova është para një realiteti të ri kur krerët e UÇK-së janë duke u gjykuar në Hagë dhe e vetmja mënyrë për të ndalur praktikën e amnistisë që e ka ofruar Kosova kryesve të krimeve të lutës nga shteti serb  është që t’i hetojë në Kosovë”.

Miftaraj potencoi se pritet një gjykim maratonik i cili do të zgjasë me vite të tëra dhe minimumi do të jetë deri në 5 vjet.

Sipas tij, nëse do të ketë një aktgjykim dënues atëherë avokatët mbrojtës duhet ta marrin këtë për bazë në mënyrë që çdo dënim që mund të jetë nga Gjykata Speciale nëse zbatohet kjo rregullore atëherë nuk do të jetë më shumë se 15 vjet dënim burgim efektiv, raporton EO.

“Sigurisht që pritet një gjykim maratonik i cili do të zgjasë me vite të tëra dhe minimumi që do të jetë deri në 5 vjet, varësisht se cila pika të aktakuzës mund të bindin gjykatën lidhur me personat e akuzuar variojnë edhe dënimet. Në vitin 2000 në atë kohë përfaqësuesi special i sekretarit të përgjithshëm të UNMIK-ut e kishte nxjerrë një rregullore e cila edhe pse në atë kohë kishte qenë kontradiktore kishte përcaktuar që veprat penale të cilat janë kryer në Kosovë para vitit 2000 dënimi maksimal ka qenë 15 vjet”.

“Dhe varet tani më nga avokatët mbrojtës sesi do të jenë në gjendje ta argumentojnë këtë gjithmonë flasim nëse do të kemi një aktgjykim dënues atëherë avokatët mbrojtës duhet ta marrin këtë për bazë në mënyrë që çdo dënim që mund të jetë nga gjykata speciale nëse zbatohet kjo rregullore atëherë nuk do të jetë më shumë se 15 vjet dënim burgim efektiv”.

Lexo më shumë:

Të ngjashme