Miftaraj: Gjatë vitit 2021 kemi ofruar gjithsej 296 rekomandime, prej të cilave 47 janë zbatuar tërësisht

Prishtinë | 01 Pri 2022 | 13:57 | Nga Ekonomia Online

Ehat Miftaraj, hulumtues në IKD përmes një postimi në facebook ka njoftuar se gjatë vitit 2021 kanë publikuar 16 raporte si rezultat i monitorimit sistematik, 14 raporte analitike për tema dhe fenomene specifike në sistemin e drejtësisë.

“Kemi publikuar 15 reagime të shpejta për tema të caktuara si ku përfshihen edhe analizat e shkurtëra ligjore, 55 komunikata për media, 19 njoftime për aktivitete të ndryshme përfshi kryesisht avokimet”.

“Kemi monitoruar 6092 seanca gjyqësore, të cilat janë përpunuar në platformën e monitorimit online, nga këto seanca por edhe lajme të tjera kemi publikuar 5623 raporte në portalin “Betimi për Drejtësi””.

Miftaraj ka thënë se në raportet e publikuara kanë ofruar 296 rekomandime prej të cilave vetëm 47 janë zbatuar tërësisht.

“Gjatë vitit 2021 kemi ofruar me shkrim në të gjitha raportet gjithsejt 296 rekomandime, prej të cilave 47 janë zbatuar tërësisht, 130 janë zbatuar pjesërisht dhe 92 kanë mbetur për tu zbatuar”.

Të ngjashme