Miftaraj lavdëron punën e mbrojtjes së Veselit në Gjykatën Speciale

Prishtinë | 18 Nën 2020 | 13:09 | Nga Ekonomia Online

Njohësi i çështjeve juridike, Ehat Miftaraj, ka lavdëruar punën e përfaqësuesve ligjorë për mbrojtjen e ish-kryekuvendarit, Kadri Veseli, i cili bashkë me ish-anëtarët e UÇK-së po e mbanë konferencën statusore pranë Dhomave të Specializuara në Hagë.

Miftaraj, përmes një postimi në llogarinë e tij në ‘Facebook’, e ka parë mbrojtjen e Veselit si mbrojtje pa emocione e retorikë.

“Mbrojtja e Kadri Veselit shembull i një përfaqësimi adekuat, profesional dhe argumentues pa emocione dhe retorikë”, ka shkruar ai.

Njohësi i çështjeve juridike, tutje, vonesën e ofrimit të lëndëve të dosjes nga Prokuroria e Specializuar e ka parë si cenim të sigurisë juridike.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme