Miftaraj paralajmëron qeverinë: Mund të obligoheni të paguani nga 1 500 euro

Prishtinë | 03 Tet 2022 | 15:41 | Nga Ekonomia Online

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për drejtësi ka thënë se mos ekzekutimi i pagave për grevistët është në kundërshtim me ligjin.

Sipas tij kjo situatë përbën “persekutim ndaj grevistëve”.

Tutje, ai ka shkruar se secili grevist që paraqet padi në gjykatë, përveç pagës, pastaj do të kompensohet edhe me shpenzimet e avokatit dhe kamatën ligjore.

“Mos ekzekutimi i pagave për grevistet është në kundërshtim me ligj. Është persekutim ndaj grevistëve”, tha ai. “Përndryshe, secili grevist qe paraqet Padi në gjykatë, përveç pagës, pastaj do të kompensohet edhe me shpenzimet e avokatit dhe kamatën ligjore.”

“Me fjale tjera, nga një pagë që mund të jetë 480 Euro për një muaj, shteti do të paguaj dikund 1500 Euro. Ne fund faturën e paguan taksapaguesi”, tha ai.

Të ngjashme