Miftari: As mjekësia ligjore në Kosovë s’e ka përjashtuar vrasjen

Prishtinë | 24 Tet 2019 | 17:52 | Nga Ekonomia Online

Ehat Miftari nga IKD-ja në në postim ka shkruar se as mjekësia ligjore në Kosovë  nuk e ka përjashtuar vrasjen e Astrit Deharit.

 Lidhur me ekspertizën e ardhur nga Instituti Zviceran për vdekjen e Astrit Deharit, ka pasur  rëagime nga familjarët poashtu edhe nga shoqëria civile.

“Sa per sqarim ne rastin Dehari, edhe eskpertiza vendore ka ardh ne konstatim se nuk perjashtohet vrasja.

Mjekesia ligjore ne Kosove nuk eshte deklaruar asnjehere se kemi te bejme me vrasje apo vetvrasje, duke mos perjashtuar asnjeren”!

Të ngjashme