MPB: Migrimi ilegal nuk është zgjidhje

Prishtinë | 05 Maj 2017 | 14:05 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), në kuadër të projektit të financuar nga BE-ja “Fuqizimi i institucioneve të Kosovës, në menaxhimin efektiv të migrimit”, ka organizuar ligjëratën para studentëve të Universitetit të Prishtinës, me qëllim vetëdijesimin për parandalimin e migrimit të parregullt.

Aty u tha se migrimi ilegal për qytetarët e Kosovës nuk është zgjidhje. Kosova nuk është e rrezikuar nga luftërat dhe ekonomikisht qëndron mirë. Madje në aspektin e sigurisë është një ndër vendet më të sigurta në rajon, raporton Ekonomia Online.

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Valdet Hoxha, njëherësh Koordinator Nacional për Migrim, tha se nuk ka viza për qytetarët e Kosovës në mënyrë të çrregullt.

Ai tha se ky projekt ka të bëjë me fuqizimin e institucioneve në menaxhimin e migrimit të parregullt.

“Migrimi i parregullt nuk është zgjidhje e duhur. Ky lloj migrimi ka një kosto të lartë financiare dhe morale. Prandaj, të gjithë duhet ta bartim mesazhin te qytetarët për pasojat e migrimit të parregullt dhe të mos bien pre e grupeve të ndryshme kriminale, të cilët për interesa të tyre të ngushta i inkurajojnë për një lëvizje të tillë”, tha Hoxha.

Tom Landeg Major nga Shërbimi për Migrim ka thënë se menaxhimi i migrimit të kosovarëve në BE, e pastaj kthimi i tyre duhet të ri-regjistrohen.

Ai ka thënë se Kosova një ditë do të jete pjesë e BE-së edhe pse nuk e di se kur, për këtë arsye Kosova duhet të jetë në legjislacion paralel me politikat e BE-së.

Ai u ka dhënë shembuj të ndryshëm se si duhet të informohen qytetarët e Kosovës, sepse sipas tij, migrimi ilegal nuk është zgjidhje, pasi që Kosova tashmë është vend i pavarur, i lirë dhe pa ndonjë konflikt lufte.

Ky projekt ka filluar menjëherë pas fluksit të migrimit të fundit që ka ndodhur në Kosovë.

Të ngjashme