Milaim Zeka nga arresti shtëpiak mund të përbëjë kuorumin e Komisionit për RTK-në

Prishtinë | 08 Tet 2018 | 09:23 | Nga Ekonomia Online

Sot në orën 10:00 pritet të mbahet mbledhja e Komisionit për Media, ku do të diskutohet edhe Projektligji për RTK-në.

Kujtojmë se javën e kaluar, ka dështuar miratimi i Projektligjit për Radiotelevizionin e Kosovës (RTK) në Komisionin për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Medie, pasi deputetët e pozitës në këtë komision kanë insistuar që me gjithë vërejtjet e shumta, dokumenti të kalojë në Kuvend për miratim.

Mirëpo një gjë e tillë është pamundësuar pas kundërshtimeve të deputetëve Imet Rrahmani nga LDK-ja dhe Valon Ramadani nga Lëvizja Vetëvendosje. Ata kanë lëshuar sallën duke pamundësuar vendimmarrjen në mungesë kuorumi.

Këtë herë mund t’ua mundësojë edhe deputeti i Nismës Socialdemokrate, Milaim Zeka, i cili nga paraburgimi ka kaluar në arrest shtëpiak.

Por kujtojmë se herën e fundit, pjesë e mbledhjes nuk ishin deputetët Adem Mikullovci dhe Valon Ramadani nga Vetëvendosje, Arban Abrashi e Imet Rrahmani nga LDK-ja dhe Milaim Zeka nga Nisma Socialdemokrate.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme