Milazim Krasniqi dhe gruaja e tij në gjendje të rëndë nga Covid-19

Prishtinë | 14 Pri 2021 | 21:35 | Nga Ekonomia Online

Profesori universitar Milazim Krasniqi ka bërë të ditur se bashkë me gruan e tij është shtri në QKUK për shkak të infektimit me koronavirus, dhe se gjendja e tyre është e rëndë.

Krasniqi pas disa ditëve trajtimi në banesë nga Covid-19, bashkë me bashkëshorten është shtruar në spital. Së fundi ai ka shkruar në Facebook se gjendja e tyre vazhdon të jetë e rëndë por stabile.

“Miq te respektuar, gjendja shendetesore e Edibes dhe e imja vazhdon te jete e rende, por stabile. U falenderojme nga zemra per interesimin tuaj te madh. Edhe ne kete siklet ndihemi te bekuar me miqesine dhe respektin tuaj.Vazhdoni te beni dua e lutje per ne! Mos na telefononi, sepse gjendja qe kemi nuk na jep mundesi te pergjigjemi. Kerkojme mirekuptim!”, ka njoftuar Krasniqi në Facebook

Të ngjashme