Militantët e VV-së fillojnë sulmet ndaj Abdixhikut: Tash e kemi një kryetar që është kundër bashkimit kombëtar

Prishtinë | 14 Mar 2021 | 18:03 | Nga Ekonomia Online

Simpatizantët e Vetëvendosjes menjëherë kanë nisur sulmet e tyre ndaj kryetarit të ri të LDK-së, z.Lumir Abdixhiku.

Komentues të ndryshëm ia ndërronin emrin z.Lumir duke e quajtur “Ljubomir”. Ndërsa të tjerë pa ofruar ndonjë provë e konsideronin të lidhur me ish kryetarin, Isa Mustafa.

Por, ai po sulmohet edhe për qëndrimet e tij në mbrojtje të integritetit territorial dhe shtetësisë së Kosovës.

“Dmth, pervec listes serbe e Beogradit, tani e kemi edhe nje kryertar te nje particke (10%) qe eshte kunder bashkimit kombetar!

Vec ta dime ku jemi!

Urime Ldk-se!” – ka shkruar z.Muharrem Tashevci.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme