Minatorët e Artanës në grevë: Nuk na i kanë dhënë pagat, kemi mbetur pa ushqim

Prishtinë | 16 Pri 2020 | 12:57 | Nga Ekonomia Online

140 minatorë të Minierës së Artanës po vazhdojnë grevën e tyre prej një jave.

Flamur Mehmeti, përfaqësues i këshillit grevist, ka thënë për KlanKosova.tv se ndihen të diskriminuar pasi që sipas tij punëtorët e Trepçës kanë marrë pagat kurse ata ende jo.

“Edhe ne po përballemi me pandeminë dhe kemi mbetur edhe pa ushqim”, ka thënë Mehmeti përmes telefonit.

“Jemi 140 minatorë këtu në Artanë, kurse bashkë me të Kishnicës jemi mbi 200 veta. Na ka diskriminuar drejtori Hysen Vrajolli”.

“Nuk do ta ndalim grevën derisa të na dalin pagat”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme