Minatorët e mbijetuar i rrëfejnë Kurtit ngjarjen tragjike në minierë, ai kërkon të merren masa

Novobërdë | 02 Qer 2020 | 14:21 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Minatorët e mbijetuar pas shembjes së dheut në minierën e Novobërdës, mes lotësh i kanë rrëfyer kryeministrit në detyrë Albin Kurti se si dy kolegët e tyre vdiqën mëngjesin e së martës, raporton Ekonomia Online.

Minatorët e mbijetuar kanë kërkuar që edhe ata të marrin pjesë në nxjerrjen e dy trupave të pajetë.

Minatori Sylejman Gërveshi, mes lotësh kërkoi që edhe minatorët e tjerë të ndihmojnë FSK-në në nxerrjen e trupave të pa jetë.

Forca e Sigurisë së Kosovës do të nxjerrin dy trupat e pajetë.

Kurti u ka shprehë ngushëllime familjeve të minatorëve, duke kërkuar që të merren masa.

“Dhimbje e madhe për ne, por kjo dhembje edhe më shumë shtohet kur vdesin punëtorët në vendin e punës, e kur vdesin minatorët posaçërisht mirëpo këto ekipet e shpëtimit i kanë procedurat e tyre dhe ne duhet t’i ndihmojmë atyre sepse ata e vlerësojnë se qysh munden sa më shpejt t’i nxjerrin minatorin edhe inxhinierin pra mund të ndihmojmë, por janë ekipet e kërkim shpëtimit që e bëjnë punën profesionale për t’i nxjerrë trupat e dy kolegëve të juaj”.

“Me siguri ata do të ju pyesin edhe juve se qysh është më kollaj dhe më shpejt, por ata janë profesionit. Gjithashtu ata e bëjnë një vlerësim se a ka ende rrezik aty. Sepse duhet të vlerësohet a ka kaluar rreziku i plotë dhe prandaj duhet të ja lëmë punë në ekipit të kërkim shpëtimit e ne të tjerët t’i ndihmojmë. Po ashtu do t’i ndihmojmë edhe familjen e Hakiut dhe Idrizit”.

“Shyqyr që kanë shpëtuar këta të tjerët sepse shumë kollaj kanë mundur edhe këtë të jenë përfund pllakës. Kjo është ngjarje e rëndë pasoja tragjike, por duhet të mbaheni të fortë sepse tash nuk mund të ndryshojmë diçka sa i përket fatit të Hakiut dhe të Idrizit, tha Kurti.

Ushtruesi i detyrës së kryeshefit të Trepçës, Hysen Veajolli, ka thënë se kjo është humbje e madhe për të gjithë, raporton EO.

“… kjo është humbje e madhe për të gjithë dhe jo veç për ne. Vetë fakti ku ka ndodhur aksidenti është në fillim të punishtës dhe ne e kemi konsideruar të sigurt, por hapësirat ne nuk mund t’i kontrollojmë nganjëherë”.

“Jemi shumë të mërzitur për këtë rast që ka ndodh”.

Punëtorët që humbën jetën në minierë janë një xehetar dhe një inxhinier, të moshës 50 dhe 51-vjeçare.

Këtë e ka bërë të ditur Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale i cili ka njoftuar po ashtu se edhe tre punëtorë të tjerë kanë pësuar lëndime.

Të ngjashme