Minatorët e Trepçës bojkotojnë punën për shkak të mungesës së pagave

Prishtinë | 11 Pri 2020 | 12:16 | Nga Ekonomia Online

Minatorët e Trepçës janë duke e bojkotuar punën me arsyetimin se ende nuk i kanë marrë pagat për punën e kryera bërë të ditur për Klan Kosovën, Gani Osmani – kryetar i Sindikatës Trepça me flotacion në Stanterg.

Ai ka thënë se nga dje ndërrimi i dytë nuk ka punuar për këtë arsye dhe njësoj kanë vepruar edhe ndërrimet pasuese.

Osmani ka theksuar se nga menaxhmenti u është premtuar se pagat do të dalin nga data 05 deri më 10 prill, 2020, raporton klankosova.

Mirëpo sipas tij, pagat ende nuk ka dalë; ani pse është punuar në gjendje të jashtëzakonshme në mënyrë që të mos i kërkohet lëmoshë askujt.

“Në muajin e kaluar, Trepça ka thyer rekord duke i nxjerrë përafërsisht 14.700 tonë xehe”, ka shtuar Osmani.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme