Minatorët s’e ndalin grevën në kërkim të pagave të janarit e shkurtit

Prishtinë | 02 Mar 2021 | 09:38 | Nga Ekonomia Online

Edhe të martën minatorët e Trepçës dhe të Kishnicës do të vazhdojnë grevën në kërkim të pagave për muajt janar dhe shkurt.

Gani Osmani nga Sindikata e Re e Trepçës ka thënë për emisionin SOT në KTV se kushtet e minatorëve janë përherë të vështira, por kërkesa aktuale e vetme është ajo për pagesën e pagave.

“Ne jemi duke pritur që të realizohet zotimi që ka dhenë Qeveria”, ka thënë ai teksa ka shtuar se të gjithë punëtorët janë në vendin e tyre të punës, por vetëm duke qëndruar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme