Ministrat që do t’i nënshtrohet kontrollit të plotë të pasurisë

Prishtinë | 11 Qer 2019 | 12:22 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Zëvendëskryeministri, njëherësh, ministër i Diasporës dhe Investimeve strategjike, Dardan Gashi, ministri i MTI-së, Endrit Shala, ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha, ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcilar, dhe ai i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa, janë disa nga 1000 zyrtarët shtetërorë që do t’i nënshtrohen kontrollit të plotë të pasurisë.

Nga 4819 zyrtarë që është dashur ta deklarojnë pasurinë, 13 prej tyre ende nuk e kanë bërë një gjë të tillë.

Të gjithë këta do të hetohen nga Agjencia Antikorrupsion.

Kjo u bë e ditur në ceremoninë e hedhjes së shortit për kontrollin e plotë të pasurisë së zyrtarëve të lartë publikë, të bërë nga Agjencia Kundër Korrupsion.

Drejtor i AKK-së Shaip Havolli tha se kanë hasur në pengesa gjatë procesit të raportimit të pasurisë nga zyrtarët e larë publikë dhe se do të merren masa ndaj atyre zyrtarëve që nuk e kanë deklaruar pasurinë.

“Deklarimi i pasurisë ka shkuar në rregull kemi pengesa ku zyrtarët e lartë nuk deklarojnë me kohe, ka që nuk e kanë deklaruae pasurinë fare, por do të ndërmarrim masa konform ligjit”, tha ai.

Poashtu Havolli pranoi se ka pasur gabime teknike gjatë këtij procesi dhe ftoi këta zyrtarë që të bashkëpunojnë me agjencinë për shmangien e këtyre gabimeve.

“Javën që shkoi kemi bërë deklarimin e pasurisë ka pasur disa gabime teknike, ne kemi ftuar zyrtarët e lartë që të bashkëpunojnë me AKK-në”, tha Havolli.

Shorti u hodh nga të pranishmit në sallë, dhe numri që u përzgjodh përmes shortit ishte numri 6.

Janë gjithsej 4819 zyrtarë publikë që ishin pjesë e kësaj liste, kurse përmes këtij shorti i bie që deklarimit të pasurisë nga Agjencia Antikorrupsion do t’i nënshtrohen afro 1000 persona.

Procesi i hedhjes së shorit është e paraparë me ligjin për deklarimin e pasurisë.

Të ngjashme