Ministres Rozeta Hajdari s’i pëlqen pyetja e gazetarit në konferencë, paralajmëron padi

Prishtinë | 10 Pri 2020 | 20:02 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike, Rozeta Hajdari ka thënë se  Kujtim Shala i emëruar në Bordin e Postës së Kosovës do të ngrit padi ndaj gazetarit bëri pyetje në konferencë lidhur me informacionin se ai ishte ndëshkuar në procedurë disiplinore pasi komisioni disiplinor kishte konstatuar parregullsi në punën e tij, gjatë kohës kur ishte pjesë e stafit të IT-së në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

“ Kujtim Shala është profesionist i pastër në evidencë të cdo gjëje  sa i përket historisë profesionale të tij. Dhe prapë po e ceku që Kujtim Shala do t’i vazhdoj procedurat ligjore për ngritjen e kësaj pyetje”, tha Hajdari. Sipas saj, Shala është befasuar me këtë pyetje dhe ka thënë se është ekzagjeruar.

KALLXO sot gjatë ditës i emëruari i Qeverisë Kurti në bordin e Postës së Kosovës, Kujtim Shala, ka pasur problem me punën e tij gjatë kohës kur ishte pjesë e s stafit të IT-së në Forcën e Sigurisë së Kosovës.KALLXO.com ka arritur të sigurojë informacione se Shala ishte ndëshkuar në procedurë disiplinore pasi komisioni disiplinor kishte konstatuar parregullsi në punën e tij. Kjo e kaluar nuk është paraqitur në CV-në e Shalës kur emri i tij është dorëzuar në qeveri. Në dosjen e tij në ministri figuron se Shala ishte pezulluar nga puna për dy muaj e më pas paga e tij ishte zvogëluar për 3 muaj pasi komisioni kishte konstatuar shkelje gjatë punës.

Ky është sqarimi i ministres Hajdari:

Kujtim Shala ka qenë punonjës në Komandën Tokësore departamenti i komunikimit dhe ne kemi  qenë të informuar për këtë pyetje që ju e bëni dhe rasti është mbyllur, por paraprakisht dua të ju jap sqarime për të gjitha detajet që juve ju interesojnë.

Më bën përshtypje që jeni marrë me një të vogël por që është me rëndësi kundrejt të gjitha këtyre  të gjeturave që po i publikojmë javë pas jave për secilën ndërmarrje publike. Çuditem nga mediat pse nuk janë marrë me këto gjetje që ne po i publikojmë.

Megjithatë  është e drejtë e qytetarit dhe e medias të bëhet kjo pyetje dhe dua të përgjigjem. Kjo ka ardhur  si rezultat kur kolegu i Kujtim Shalës ka qenë në pushim dhe kolegu i  zyrës së tij ka qenë menaxher i kontratave dhe ka qenë në pushim vjetor, ndërsa  shefi i zyrës së tyre në mungesë të kolegut i cili ka qenë në pushim, Nysret Hoti, menaxheri i tij i ka thënë gojarisht shko merre porosinë e cila është dërguar  dhe në mungesë të shkrimit është ngritur të nesërmen Inspektorati  ka nisur një procedurë  dhe kanë bërë një raport për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Faktikisht  në evidencë shefi i tyre e pranon se Shala e ka marrë detyrën prej menaxherit. Kështu ka qenë porosia: Shko pranoje se nuk bën me lënë në rrugë mallin. Dmth kur shefi të jep detyrë ti duhet ta kryesh. Edhe unë vet si ministre ju jap shumë detyra gojarisht punonjësve të mi që të procedohet më shpejt porosia.  Sipas ligjit ndoshta Kujtim Shala është dashur të kërkojë me shkrim por mendoj se nuk është dashur të kërkojë më shkrim.

Më ka dhënë detyrën me gojë. Ky rast është mbyllur me  suspendim një muaj masë dhe një e treta e rrogës. Rasti është mbyllur para 7 vitesh.

Pyetjen e gazetarit dhe përgjigjen e ministres i gjeni nga minuta 10 e 20 sekonda.

Të ngjashme