Ministri Abdixhiku pret në takim grupin e qytetarëve për mbrojtjen e Badovcit

Prishtinë | 12 Shk 2020 | 16:31 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku, të mërkurën ka pritur në takim grupin e qytetarëve për mbrojtjen e liqenit të Badovcit.

Bashkë me ekspertët përkatës nga ministria, Abdixhiku ka pranuar të gjitha shqetësimet e kësaj iniciative qytetare, që po kundërshtojnë ndërtimin e shtëpive të banimit në afërsi të liqenit.

Ai i siguroi përfaqësuesit e këtij grupi, se do të ndërmarrë të gjitha veprimet sipas kompetencave, në përputhje me ligjet në fuqi, lidhur me kërkesat e parashtruara. 

Të ngjashme