Ministri Aliu premton se së shpejti do të rregullohet ura në Pestovë

Prishtinë | 01 Maj 2021 | 17:24 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, së bashku me deputeten nga Vushtrria, Fjolla Ujkani, kanë vizituar sot urën e Pestovës e cila ka mbetur në ndërtim e sipër tash e sa kohë.

Me këtë rast, ministri Aliu ka premtuar se kjo urë do të rregullohet së shpejti.

“Sot, bashkë me ministrin z. Liburn Aliu vizituam urën e Pestovës, e cila kalon mbi lumin Silnica, ku nga afër z.Aliu u njoftua me problemin e shpronësimit të një parcele me sipërfaqe prej 1.6 ari si dhe asfaltimin e dy rrugëve anësore që lidhen me Urën, e cila paraqet një shqetësim të madh në rend të parë për banorët e Artakollit, e mandej të të gjithë banorëve të Komunës së Vushtrrisë.

Z. Aliu u zotua që së shpejti do të ofroj një zgjidhje për këtë problem të kahmotshëm, i cili do të shërbej në lehtësimin e transportit të banorëve në këtë pjesë”, ka shkruar deputetja Ujkani.

Të ngjashme