Ministri Arsimit uron qytetarët për Krishtlindje

Prishtinë | 24 Dhj 2017 | 14:04 | Nga

Ministri i Arsimit Shyqri Bytyqi përmes një postimi në Facebook ka uruar qytetarët e besimit katolik, me rastin e festës së Krishtlindjes.

“Të dashur qytetarë të besimit katolik,

Kam kënaqësinë që, me rastin e festës së Krishtlindjes, të ju uroj shëndet e lumturi për familjet tuaja.

Uroj që kjo festë të sjellë mes nesh paqe, tolerancë e dashuri, vlera këto që janë edhe mesazh i Krishtlindjes dhe që janë të domosdoshme për jetën e secilit prej nesh”, thuhet në postimin e Bytyqit.

Të ngjashme