Ministri Berisha: Jeta dhe vepra e Adem Demaçit udhërrëfyes për brezat

Prishtinë | 27 Kor 2018 | 10:09 | Nga

Ministri për Forcën e Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha, ka ngushëlluar familjen Demaçi dhe të gjithë popullin shqiptar për vdekjen e Adem Demaçit.

“Ndarja nga jeta të veprimtarit, vizionarit dhe mbrojtësit emblematik të lirisë së popullit tonë, Adem Demaçit, është një humbje e madhe për popullin shqiptar.

Kosova dhe kombi shqiptar, mbeti pa njërin nga vizionarët dhe yllin mbrojtës të lirisë së atdheut, që asnjëher nuk u ndal duke shëndritur në përpjekjet për liri dhe shtet.

Gjithë jeta e tij ishte mësim se si duhet pa kushte atdheu, ajo do të mbetet udhërrëfyes dhe frymëzim për brezat e ardhshëm.

Ngushllime familes Demaçi dhe gjithë popullit shqiptar!”

Të ngjashme