Ministri Bislimi takohet me ambasadorin italian, flasin për situatën me pandeminë

Prishtinë | 07 Pri 2021 | 17:49 | Nga Ekonomia Online

Zëvendëskryeministri i parë i Republikës së Kosovës për Integrime Evropiane, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, sot priti në takim ambasadorin e Italisë, Nicola Orlando.

Në fillim të takimit Ambasadori Orlando, e uroi zëvendëskryeministrin Bislimi për marrjen e detyrës së re.

Ndërsa, zëvendëskryeministri Bislimi e falënderoi atë për mbështetjen e vazhdueshme nga ana e tyre.

Ambasadori Orlando dhe zëvendëskryeministri Bislimi zhvilluan diskutim rreth temave të integrimeve evropiane, dialogut, si dhe rreth situatës me pandeminë COVID-19 në Kosovë.

Në fund të takimit, të dy bashkë​biseduesit falënderuan njëri-tjetrin për gatishmërinë dhe komunikimin e hapur, duke u pajtuar që të mbajnë kontakt të vazhdueshëm.

Të ngjashme