Ministri Bytyqi bëhet pjesë e sfidës “Mbjelle një pemë”

Prishtinë | 12 Pri 2019 | 11:28 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, i është bashkuar sfidës “Mbjelle një pemë”.

Ai bashkë me fëmijët e kopshtit “Ardhmëria” në Prishtinë, ka mbljellur fidanë në oborrin e këtij kopshti.

“Për të shtuar gjelbërimin në vendin tonë, në kuadër të nismës për mbjelljen e pemëve, sot me kënaqësi pranova sfidën për mbjelljen e një fidani në oborrin e Kopshtit të fëmijëve “Ardhmëria”, në Prishtinë, në të cilën janë të sistemuar një numër i madh i fëmijëve. Shfrytëzova rastin që të vizitoj ambientet e këtij kopshti, ku pash kushtet në të cilat fëmijët kalojnë një pjesë të madhe të ditës”, ka shkruar Bytyqi.

Për të vazhduar sfidën “Mbjellë një pemë”, Bytyqi ka sfiduar Boris Scharloëski nga GIZ, ministrin Endrit Shala, rektorin Marjan Dema, kryesuesin e Kolegjiumit të Drejtorëve Komunalë të Arsimit, Besim Avdimetaj dhe gazetaren Jeta Xharra.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme