Ministri Bytyqi uron Pashkët ortodokse

Prishtinë | 08 Pri 2018 | 15:50 | Nga

Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi ka uruar qytetarët e besimit ortodoks me rastin e festës së pashkëve.

Urimi plotë.

Të nderuar qytetarë të besimit ortodoks,

Në këtë ditë te veçantë feste, uroj që të keni mbarësi dhe lumturi në familjet tuaja.

Pashkët përcjellin te ne mesazhin faljes, tolerancës dhe dashurisë. Prandaj, uroj që kjo feste të na sjellë më shumë dashuri për njëri-tjetrin dhe më shumë harmoni në jetën tonë të përditshme, sepse kështu e zbatojmë mesazhin hyjnor dhe ruajmë vlerat themelore të qytetërimit! Gëzuar!

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme