Ministri Çeku: Filmi prioritet për MKRS-në, së shpejti Ligji për Kinematografinë

Prishtinë | 10 Nën 2021 | 17:55 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Gjatë bashkëbisedimit me komunitetin artistik, ministri Hajrulla Çeku tha se në punët e Ministrisë së Kulturës, Rinisë e Sportit (MKRS), filmi është prioritet i veçantë, derisa tha se është dyfishuar buxheti për qendrat kinematografike të Kosovës, por që sipas tij ende nuk është i mjaftueshëm, raporton Ekonomia Online.

Ai tha se me dyfishim të buxhetit së paku të arrihet me vendet e rajonit. Çeku ka treguar që në dhjetor do ta kenë gati Ligjin për kinematografinë.

“E kemi parë të nevojshme me nis këtë platformë me hap edhe një vend për diskutim, çdo javë ose çdo dy javë në varësi prej dinamikave. Në punët që kemi nis filmi e ka një prioritet të veçantë dhe këtë po e reflektojmë në legjislacion, dhe në buxhetin e vitit të ardhshëm. Kemi ndërmarr hapa me e shpallë filmin si sektor me interes të veçantë publik. Në dhjetor po shpresojmë shumë me pasë ligjin e ri të kinematografisë”.

“Unë besoj që industria e filmit është më përpara sesa institucionet e shtetit, sepse sukseset që po i mbërrimë ne nuk është lehtë me i mbajt. Ne po tentojmë me tërheq investime përmes filmit në Kosovë, dhe me sjellë të ardhura për vendin”.

Çeku tha se do të ngritët disiplina në raport me financimin e filmave.

“Administrimi financiar në institucionin e kulturës te ministria është i decentralizuar dhe ne duhet me lirua ministrinë e kulturës, vonesat në pagesa nuk janë vetëm në QKK, sepse kur e kemi marr ministrinë kemi pasur obligime të pa paguara, sepse jemi duke mbyllur të gjitha borxhet, borxhet në film”.

Regjisorja, Flutra Zymi ka shprehur shqetësimin e saj, që siç thotë ajo që nga koha e qeverisë Kurti 1 nuk i është dhënë qasje në dokumentet publike të qendrave kinematografike.

E të rëndësishme ajo po e sheh arsyen se për çfarë po shpallet filmi me interes të veçantë, pasi që siç thotë ajo kjo po vjen nga vet përfituesit.

“Është me rëndësi që qendra kinematografike të jetë transparente dhe të jep llogaridhënie, qysh nga qeveria Kurti 1, Hoti dhe Kurti 2 pres qasje në dokumente publike dhe ende ato nuk më janë dorëzuar”.

Aktori Enver Petrovci, ka kërkuar që në televizione të reklamohet filmi pa pagesë.

“Dikur ka qenë e obliguar të jepen reklamat në televizione por pa paguar”.

Të ngjashme