Ministri Çeku ndan dy çmime për kontribut në fushën e artit

Prishtinë | 26 Tet 2021 | 13:32 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka ndarë çmimin Kombëtar për Vepër Jetësore “Muslim Mulliqi”, të ndjerit arkitektit Agush Beqirit. Ndërsa, dizajnuesit grafik Faik Krasniqit, iu nda çmimi në fushën e artit pamor, raporton Ekonomia Online.

Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, tha se këto çmime shihen si kontribut i tyre në fushën e arteve pamore.

“Jam shumë i lumtur qe si ministër i Kulturës e kemi mundësuar edhe në këtë formë t’i shpërblejmë artistët tanë. Është mirënjohje që shteti iu jep artistëve dhe bazohet nga një juri profesionale”, ka thënë ai.

E, artisti Mehmet Behluli, njëri ndër juristët për ndarjen e këtyre çmimeve, vlerësoi lartë kontributin e tyre.

“Besoj se juria si e tillë e ndan mendimin me një pjesë të artistëve dhe ne kemi menduar që ta bëjmë një punë reale. Fakti që për aktivitetin jetësorë, e kemi obligim t’i shënojmë themeluesit e atyre që kanë dhënë kontribut”.

Ndërsa, vajza e të ndjerit Agush Beqirit, Florenfina Beqiri-Zhubi, falënderoi ministrinë e Kulturës për ndarjen e këtij çmimi. Tha se kontributi i babait të tij, vlerësohet lartë nga institucionet.

No description available.
No description available.

Të ngjashme