Ministri danez falënderon Kosovën për dhënien me qera të qelive: Do ta zgjidhim problemin me burgje

Prishtinë | 20 Dhj 2021 | 16:04 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Drejtësisë në Danimarkë, Nick Haekkerup, e ka falënderuar Kosovën për dhënien me qera të qelive ku do të vendosen të burgosur nga ky shtet, raporton Ekonomia Online.

Ai pas nënshkrimit të marrëveshjes në një konferencë për medie sqaroi se marrëveshja do të ndihmojë këtë shtet në zgjidhjen e problemit me buxhet.

“Është vizita e parë në Kosove, mezi pres të vazhdojmë bashkëpunimin. Sapo nënshkruam një letër që e shohim gurthemel për marrëveshje të ardhshme. Kjo marrëveshje do të zgjidh problemin me burgjet në Danimarkë”.

“…të burgosurit që do t’i shërbejnë dënimet janë nga Danimarka dhe tashmë kemi diskutuar që do të transferohen në Kosovë. Ne jemi në një pikë ku ka shumë punë për të bërë që do të mbulojë shumë fusha”.

Sipas tij, kanë kontaktuar disa vende që i kanë kërkuar ndihmë për këtë problem por që Kosova ka qenë vendi i parë që ka reaguar pozitivisht.

“Nëse qendra do të jetë nën lidershipin e Danimarkës do të jetë lloj edukimi dhe mendoj se jemi të sigurt që do t’i përmbahemi kërkesave ligjore në Danimarkë sa i përket qendrave”.

Qeveria e Kosovës dhe Mbretëria e Danimarkës kanë nënshkrua marrëveshje dhe deklaratë të përbashkët si zotim i të dy qeverive për marrjen me qera të qelive të Qendrës së Paraburgimit në Gjilan, ku do të vendosen 300 të burgosur nga ky shtet për 10 vjetët e ardhshme.

LEXONI EDHE:

Të ngjashme