Ministri Gashi: Fondin për ndërmarrësit e rinj, do ta rrisim në 3 milionë €

Prishtinë | 20 Sht 2019 | 12:54 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Për dy ditë më radhë, do të jetë i hapur panairi i punësimit në Prizren, që për qëllim ka ofrimin e punës për të rinjtë, raporton EkonomiaOnline.

I pranishëm në hapje të saj ishte edhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, i cili tha se panaire të tilla janë shumë të rëndësishme për punësimin e të rinjve.

“Siç e dini ne si dikaster e kemi themeluar një fond që ka për qellim mbështetjen e ndërmarrësve të të rinjve. Siç e dini se pjesa më e madhe i takon moshës rinore ne jemi munduar që t’i ofrojmë përkrahje kësaj shtrese dhe padyshim ne do te vazhdojmë edhe më tutje. Ky fond është dedikuar në mbështetje të të rinjve, ku në Kosovë janë hapur 70 biznese”, tha ai.

Ministri Gashi tha se për vitin e ardhshëm këtë fond synojnë ta rrisin në 3 milionë euro.

“Nga hulumtimi që kemi bërë, ka rezultuar si vendim i drejtë pasi që aty janë hapur vende të reja apo edhe biznese të reja. Sigurisht sfide mbet papunësia, por nëse ky trend vazhdon edhe ne si ministri i shtojmë fondet, atëherë mund t’i ulim kërkesat për punësim. Padyshim mbetët punësimi si prioritet. Për vitin e ardhshëm ne kemi paraparë që ky fond të rritet dhe të bëhet 3 milionë euro”, tha ai.

I pranishëm ishte kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, i cili tha se si komunë çështjen e punësimit e kanë prioritet.

Për këtë panair, organizatorët thanë se do të mundohen që ta bëjnë panair të përvitshëm.

Dhjetëra biznese që ishin prezentë ofruan punësim për të pranishmit.

Lexo më shumë:

Të ngjashme