Ministri Gashi ndan mirënjohje për Vasfije Krasniqin

Prizren | 24 Sht 2019 | 20:48 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri në detyrë i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka ndarë  mirënjohje për të mbijetuarën e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit, Vasfije Krasniqi-Goodman, raporton EkonomiaOnline.

Gashi ka falënderuar Krasniqi-Goodman për kontributin e saj në veçantë, në sensibilizimin e mbarë botës përkitazi me krimet serbe në Kosovë.

“Në shenj të kontributit të veçantë dhe të rrallë në sensibilizimin e opinionit vendor dhe ndërkombëtar për mes artit për përjetimet dhe vuajtjeve të 20 mijë grave shqiptare gjatë luftës ‘98-99 në Kosovë, në emër të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ndajmë mirënjohje për zonjën Vasfije Krasniqi-Goodman”, theksoi Gashi.

Ndërkaq, Vasfije Krasniqi-Goodman ka thënë se dalja e saj në publik kishte për qëllimin thyerjen e stigmës që kishin femrat për 20 vjet.

“Qëllimi jem për me dal në publik ka qenë për me thyer stigmën që kanë pasur shumë femra shqiptare që 20 vjet dhe shpresoj që në forma të ndryshme me thyer stigmën, kështu që njëra prej tyre është përmes artit”, deklaroi ajo.

E për fund për të pranishmit u shfaqë drama ”Pisha në hënë”.

Të ngjashme