Gashi pret në takim nënkryetarin e Gjakovës, pranon projektin për ndërtimin e Stadiumit “Pashtriku” në Rogovë

Prishtinë | 09 Gus 2019 | 12:48 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka pritur sot në takim nënkryetarin e Gjakovës, me ç’rast ka pranuar projektin për ndërtimin e Stadiumit të KF ‘Pashtriku’ në Rogovë.

Postimi i plotë:

Prita në takim Ramadan Hotin, nënkryetar i Komunës së Gjakovës dhe përfaqësues i fshatit Rogovë të Hasit, nga i cili pranova projektin për ndërtimin e Stadiumit të KF ‘Pashtriku’ në Rogovë.

Falënderoj z. Hoti për përkushtimin dhe interesimin e tij rreth këtij investimi dhe zotohem se menjëherë do t’i fillojmë procedurat ligjore për ndërtimin e stadiumit. Ky nuk është investimi i vetëm i yni për qytetarët e Rogovës, aty tashmë po finalizohet ndërtimi i Shtëpisë së Kulturës i cili ka qenë ndër prioritetet kryesore të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Urime futbollistëve të KF ‘Pashtriku” dhe qytetarëve të Rogovës së Hasit. KG

Image may contain: 2 people, people sitting, table and indoor

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme