Ministri Gashi shpreh ngushëllime për vdekjen e Shinasi Berishës

Prishtinë | 11 Pri 2019 | 10:49 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Kulturës Kujtim Gashi, ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të gjyqtarit të parë kosovar, Shinasi Berisha.

Në telegramin e ngushëllimit Gashi tha se Kosova ka humbur një njeri i cili ka kontribuuar jashtëzakonisht shumë në fushën e ndarjes së drejtësisë në sport, një ekspert e gjithsesi një njeri e familjar shumë të mirë.

“Ai ka dhënë kontribut të çmuar për sportin dhe në promovimin e vendit, si gjyqtari i parë sportiv në FIFA. Kontributi i tij ka lënë gjurmë të pashlyeshme dhe mungesa e tij do të vërehet në mesin tonë. Shinasiu gjithmonë do të kujtohet me pietet si një luftëtar i paepur, ashtu siç luftoi edhe me Parkinsonin për vite të tëra”.

Gashi u ka shprehur ngushëllime familjes, miqve dhe dashamirëve të Shinasi Berishës, si dhe të gjithë sportdashësve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme